12:35 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lushtaku, Grabovci e Musliu protestojnë për lirimin e Sylejman Selimit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë, të cilët po kërkojnë lirimin nga burgu të ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit e Jahir Demakut.

Në mesin e të pranishëm që po protestojnë, janë edhe disa politikanë nga Drenica.

Bëhet fjalë për deputetën Ganimete Musliu, Adem Grabovci e Sami Lushtakun.

Po ashtu,  po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së, Hysni Gucati, Fadil Shurdaj e Xhevdet Qeriqi.

Ndërsa, një numër pjesëtarësh i Policisë së Kosovës po sigurojnë objektin e Pallatit të Drejtësisë/Indeksonline/