21:59 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Lushtaku: Kurti s’mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë

“Nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, Albin Kurti nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, shkruan Indeksonline.

Nuk kemi nevojë me i ushtru presion kurrkujt, nëse zoti Kurti është Kryeministër i Kosovës, kjo nuk do koment.

Nëse Kurti nuk e bën një gjë të tillë, ai nuk mund të jetë Kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Ai moralisht nuk është Kryeministër i Kosovës”, ka thënë Lushtaku në Debat Plus.