09:57 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lutfi Haziri-Hashim Thaçi, kjo dashuri e pashtershme

Përçarjet mes presidentit Thaçi dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë më të mëdha kohëve të fundit. Por, këto nuk kanë lënë shumë gjurmë tek nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit në shumë raste është pajtuar dhe ka qenë pro ideve të presidentit. Kjo “dashuri” mes dy politikanëve është komentuar shpesh në media, shkruan Indeksonline.

Se Luta dhe Thaçi janë në raporte fantastike, tregojnë më së miri pamjet në konferencën e sotme “Zëri i popullit për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Nënkryetari i LDK-së dukej i lumtur dhe i privilegjuar që ishte ulur afër Thaçit, ndërsa presidenti nuk ngurroi ta “qafë” një herë pasi i ngritën në këmbë duke ia zgjatur dorën në qafë./Indeksonline/