14:20 / E Diele, 07 Mars 2021 / OSH

Lutfi Haziri kujton aksidentin fatal në Gjilan ku vdiq humanisti i njohur, Qerim Çoqaj

Dy vite më parë në Gjilan ndodhi një aksident tragjik, ku mbeti i vdekur humanisti i njohur, Qerim Çoqaj dhe shumë të tjerë u lënduan.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi ka kujtuar këtë aksident tragjik, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!