75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lutfi Haziri ndanë fara gruri me bollëk, i kushtojnë mbi 44 mijë euro

Komuna e Gjilanit, këtë muaj është treguar e vëmendshme për sektorin e bujqësisë. Kështu, kjo komunë e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, ka ndarë para të majme për të kurorëzuar një kontratë në vlerë 44 mijë e 600 euro, për të ndarë fara gruri, transmeton Indeksonline.

Kontrata me emrin “Furnizim me farë gruri për nevojat e fermerëve në Komunën e Gjilanit” e lidhur me 01.10.2018, me NTP “Gresa”, përfundon me një afat prej 60 ditëve pas nënshkrimit të kontratës, thuhet në kontratën e publikuar nga kjo komunë.

“Afati kohor për dorëzim do të jetë jo më shumë se 2 ditë nga koha e lëshimit të urdhër blerjes nga ana e Autoritetit Kontraktues. Vendi i dorëzimit të furnizimit do të jetë Kuvendi Komunal- Gjilan”, thuhet tutje në kontratën për furnizim.

Poahtu, furnizuesi është i obliguar të dorëzojë një certifikatë të origjinës së furnizimeve, më së voni kur e kërkon pranimin e përkohshëm të furnizimeve. Mos veprimi sipas këtij kushti mund të ketë si rezultat ndërprerjen e kontratës. /Indeksonline/