07:57 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Lutjet e Mëngjesit, Haradinaj e Veseli në Shqipëri

 Lutjet e Mëngjesit sot mbahen në kryeqytetin shqiptar, ku të ftuar janë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.