08:13 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Luzhniki, stadiumi ”armik” i Real Madridit

Real Madridi nuk i ka punët mirë kur luan në ”Luzhniki Stadium”, në stadiumin nikoqir të ndeshjes së sontme mes CSKA Moskës madrilenëve.

Në fakt, Luzhniki nuk është stadiumi i CSKA-s, por për shkak të kërkesave të shumta për bileta, klubi rus ka vendosur që ta zhvillojë ndeshjen e sontme këtu.

Vizita e parë e Real Madridit në stadiumin në fjalë ndodhi në sezonin, 1998.99, në fazën e grupeve të Champions League kundër Spartak Moscow, rivalin e përbetuar të CSKA-s.

Një fitore në ”Santiago Bernabeu” me rezultat, 2-1 ishte replikuar nga nikoqirët me fitore, 2-1 në Luzhniki, transmeton IndeksOnline.

Golat nga Tsymbalar dhe Titov në pjesën e dytë prishën epërsinë e Real Madridit pas golit të Raul.

Dy sezone më vonë, Real Madridi u rikthye të përballet me Spartakun sërish.

Dhe sërish humbje. Kjo për shkak të auto-golit të Geremit, por humbja më e vështirë erdhi në sezonin, 2001/02, kësaj radhe me Lokomotivën e Moskës si rival.

Ndeshja përfundoi me rezultat, 2-0 për rusët, me golat nga Buzkinin dhe Cherevchenko.

Image result for cska moscow real madrid

Në ndeshjen kthyese në Madrid, Reali mori avantazhin duke regjistruar fitore të pastër, 4-0.

Deri në sezonin, 2011/12, Real Madridi nuk u përballë me rusët. Në atë sezon, CSKA ishte rivali i Real Madridit në fazën e grupeve në Champions League.

Një gol i Cristiano Ronaldos dukej se ia siguroi fitoren Realit, por në minutën e 93-të, Vernbloom shënoi për barazim.

Luzhniki, megjithëse, është stadiumi ku Kombëtarja spanjolle u eliminua nga Rusia në Kupën e Botës./IndeksOnline/

Image result for spain russia 2018