21:30 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

LVV për aksidentin e Kurtit: Gjithçka është në rregull dhe askush nuk është i lënduar

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

Sonte vetura me të cilën udhëton Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, u perfshi një aksident të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.Gjithçka është në rregull dhe askush nuk është i lënduar. Të gjitha aktivitetet janë zhvilluar sipas planifikimit”, ka shkruar zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Ndryshe në mediat në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportoi se vetura e Kurtit ka goditur një veturë të Policisë së Shqipërisë.

Aty u publikuan pamje ku shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie