75 Mall Live Search
18:26 / E Hënë, 11 Mars 2024 / LB

Lyoni afër të nënshkruajë me lojtarin e La Ligas

Klubi francez Olympique Lyon, thuhet se është afër të nënshkruajë me një lojtar nga La Liga.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Real Betisit Abner, i cili nuk po arrin të zë një vend në formacionin startues tek skuadra, shkruan IndeksOnline.

Abner, ka bërë 23 paraqitje me Betisin këtë sezon dhe ka bërë 1 asistim.

Ai është parë si zëvëndësues i Alex Morenos, i cili u largua drejt Aston Villës por nuk ka bindur Pellegrinin që të sigurojë pozitën e titullarit.

Lyoni, pritet të paguajë 8 milionë euro për brazilianin dhe pritet që t’i bashkohet skuadrës më 1 korrik./IndeksOnline/