18:32 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lyrical Son pushime me familjen, merr një mesazh interesant

Reperi i njohur, Lyrical Son pas angazhimeve verore, koncerteve, projekteve dhe një sezoni dinamik, tashmë ka gjetur kohë për veten dhe familjen.

Familja Arifi po pushon në bregdetin shqiptar në Sarandë, vajza Eva dhe bashkëshortja Gresa duket se janë relaksi më i ëmbël për reperin, shkruan Indeksonline.

Në fotografitë e publikuara reperi shkruan se është i mbushur plotë jetë, kurse imazhet i zbukuron edhe më tepër princesha e vogël, Eva.

E Lyrical Son po pritet si i ka hije një artisti vip, duke iu zbukuruar tavolina e bukës dhe shkruajtur mesazhe. Duket se miqtë e tij janë në çdo vend dhe po e dëshmojnë me respektin e treguar në hotelin ku po qëndron reperi me familje.

Kujtojmë se edhe këtë vit, Lyrical Son ishte ndër zërat më të dëgjuar sidomos me projektin ‘Princess Diana’ në bashkëpunim me reperin Ledri Vula. Kënga është ndër më të klikuarat e kësaj vere, ndërsa po vazhdon të pëlqehet akoma./Indeksonline/.