20:24 / E Shtunë, 19 Shtator 2020

Ma keq veç vdekja për tifozët e Manchester United, “Djajtë e Kuq” e nisin me humbje sezonin e ri

Skuadra e Manchester United e ka nisur me humbje sezonin e ri të Premier Ligës.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën në “Old Trafford” nga skuadra e Crystal Palaces me rezultat 1:3, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm për United e shënoj transferimi më i ri, Donny Van de Beek. Kurse në anën tjetër për Palacen shënun: Zaha dy gola dhe Toënsend.

United edhe në këtë ndeshje çaloj shumë në mbrojtje, duke dërguar mesazh tek drejtuesit se duhet transferime në anën defensive./Indeksonline/