21:13 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Mabetex Prishtina – Liburni, finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Mabetex Prishtina ka arritur në finale të play-off’it të futsallit kosovar.

Në duelin e luajtur ndaj rivalit lokal, Prishtina 01, Mabetex u tregua më e suksesshme duke fituar me rezultatin 3:2.

Madje, skuadra fituese pas pjesës së parë kishte rezultatin 3:0.

Në finale, Mabetex Prishtina pritet të takohet ndaj kampionit aktual Liburnit.

Kurse, takimi final pritet të zhvillohet me 27 qershor në Ferizaj.

Fituesi i finales do të luajë në ediconin e ardhshëm në kualifikime të Ligës së Kampionëve në futsall.