12:51 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

MacBooku do të kalojë një fazë të rëndësishme, në vjeshtë

Sot zyrtarisht në Konferencën WWDC pritet që Apple t’i bëjë publike planet për të kaluar kompjuterët Mac në procesorët mobil ARM.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo, i cili ka një histori plot informacione të sakta nga zinxhirët e furnizimit të Applet, pretendon se kompjuterët e parë Mac bazuar në ARM do të jenë versionet 13-inç MacBook Pro dhe 25-inç iMac.

Ai synon aq larg sa që të sugjerojë se këto Mac do të shfaqen këtë vjeshtë, më herët sesa viti i ardhshëm që kishte qenë objektivi më i afërt sipas analistëve.

Kuo tha se Macet e rinj do të jenë midis 50 deri në 100% më të shpejtë sesa ato Intel edhe pse nuk specifikoi. Bloombergu kishte raportuar se procesori ARM do të kishte 12 bërthama.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt, sidomos përballë pandemisë së Covidit-9 e cila ka shtyrë debutime dhe vonuar zhvillime.

Procesorët ARM janë disenjuar për pajisjet mobile dhe konsumojnë më pak energji. /PCWorld Albanian