21:47 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Macja gjendet e ngrirë nën dëborë dhe mrekullisht shpëton

Një mace në Montana të Kalispell të SHBA-ve  është gjetur e ngrirë nën dëborë në temperatura -13 gradë celsius.

Macja ishte gjetur pa ndjenja dhe komplet e ngrirë, transmeton Indeksonline.

Trupi i maces ishte aq i ftohët sa që termometri nuk arrinte të ja maste temperaturën.

Fatmirësisht pasi që u vendos në një ambient më të nxehtë, macja u rikthye në jetë.

Temperaturat në SHBA kohët e fundi kanë qenë shumë të ulëta, sa që ka pasur shumë persona të vdekur nga të ftohtit./Indeksonline/