75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 14 Prill 2024 / LB

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, që siç tha ai kërcënon të destabilizojë rajonin.

“Dënoj me shprehjet më të forta sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili kërcënon të destabilizojë rajonin”.

“ Shpreh solidaritetin tim me popullin izraelit dhe angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit, partnerët tanë dhe stabilitetin rajonal”.

“Franca po punon për depërshkallëzim me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, shkroi ai në X.