23:18 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Macron: Do të vazhdojmë ta rrisim ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca dhe partnerët e saj, përfshirë SHBA-në, do të vazhdojnë ndihmën financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën pas pushtimit rus.

Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga biseda e sotme me liderë botërorë, përfshirë atë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, mbi luftën në Ukrainë.

“Nëpërmjet video-konferencës me partnerët tanë, ne konfirmuam unitetin tonë dhe vendosmërinë tonë për të vepruar për të larguar Rusinë nga vazhdimi i konfliktit. Ne do të vazhdojmë të rrisim ndihmën tonë financiare, ushtarake dhe humanitare në mbështetje të burrave dhe grave ukrainase”, ka shkruar Macron.