13:03 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Macron: Erdogani të angazhohet për shtensionimin e situatës, në Mesdheun Lindor

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi homologun të tij turk Recep Tayyip Erdogan, për t’u angazhuar për një shtensionim të situatës në Mesdheun Lindor, pas tensioneve të forta me Greqinë dhe Qipron, vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Në një bisedë telefonike Macroni “i bëri thirrje Turqisë që të veprojë në përputhje me sovranitetin e plotë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe me të Drejtën ndërkombëtare”, sipas Elizesë, raporton ATSH-ja.

Macroni i kërkoi presidentit Erdogan të përmbahet nga veprimet e njëanshme që mund të provokonin tensione dhe të ndërmerrte hapa në ndërtimin e një hapësire paqeje dhe bashkëpunimi në të gjithë Mesdheun.