12:31 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Macron- liderëve të botës: Ndërtoni shpresë, jo frikë

Presidenti francez mbajti një fjalim para gjithë liderëve në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në fjalimin e tij ai vlerësoj lart kontributin e të vdekurve në luftë dhe theksoj rëndësin e këtij takimi për të ardhmen. Indeksonline po e përcjell nga afër këtë ngjarje, ku janë të mbledhur liderët botëror.

“Franca e di se çfarë i detyrohet luftëtarëve të saj dhe të të gjithë botës, ajo përkulet në madhështinë e tyre.”, filloi presidenti francez.

“Franca përshëndet me respekt kombet që dikur luftuan kundër saj.”, vazhdoi Macron.

“Këtu, sot përballemi me gjykimin me dinjitet të së ardhmes. Kjo ditë mund të të jetë dita e cila ripërtin besnikërinë e përjetshme për të vdekurit tanë.”, theksoi Emmanuel Macron.

“Bota jonë është në agim të një epoke të re, në agimin e një qytetërimi që sjell në maksimum aftësitë e njeriut. Andaj ju bëj thirrje gjithë liderëve botërorë të ndërtojnë shpresë dhe jo frikë tek qytetarët”, u shprehë presidenti Macron./Indeksonline/