21:56 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Opozita franceze mocion mosbesimi ndaj Emmanuel Macron

Partia Socialiste Franceze dhe Partia Komuniste e Franceze, parti tjera të majta dhe shumë të pakënaqur me reagimin e qeverisë rreth kaosit që është krijuar, do të paraqesin të hënën kërkesën për mosbesim ndaj kryeministrit Emmanuel Macron.

“Në ditët e ardhshme, ne do të përpiqemi të zgjerojmë grupin e njerëzve që mund të bashkëngjiten në këtë lëvizje me ne, duke përfshirë edhe parti tjera politike.”, u shprehë lideri i Partisë Socialiste Franceze, Olivier Faure gjatë ditës së sotme, transmeton Indeksonline.

Partia e Macron ka shumicën në parlamentin francez me 577 ulëse. Kurse partitë e majta nuk janë as afër me numra ndaj partisë qeverisëse. Prandaj rrëzimi i Macron nga qeveria duket mision i vështirë.

Në Francë po ka protesta të shumta të dhunshme pas vendimit të kryeministrit që të rrisë taksën për karburant./Indeksonline/