Madridi kopjon Prishtinën, përdor metodën e njëjtë për të pastruar ajrin
Kryeqyteti spanjoll Madrid ka marrë disa hapa për të përmirësuar ajrin në qytet.
Gjatë ditës së sotme ata nuk kanë lejuar hyrjen e veturave brenda qendrës së qytetit, transmeton Indeksonline.
Plani tjetër për të përmirësuar cilësinë e ajrit, do të jetë limitimi i veturave të vjetrat që janë ndër ndotësit më të mëdhenj.
Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj e ka vlerësuar cilësinë e ajrit në Madrid si të dobët.
Edhe kryeqyteti i Kosovës kishte përdorur metodën e njëjtë për të përmirësuar ajrin./Indeksonline/