16:31 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Madridi në bllokadë, Boca-River po pritet si një luftë

José Manuel Rodríguez Uribes, delegat nga Madridi ka treguar masat për organizimin e ndeshjes Boca Juniors-River Plate.

Kryeqyteti spanjoll ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për këtë ndeshje.

Më shumë se 4.000 trupa , prej të cilave 2.054 policë kombëtarë do të jenë të gatshëm vetëm për këtë sfidë. Për të dy tifozeritë janë ndarë nga 10 mijë bileta. Sipas policisë, ekziston rreziku që 400-500 persona të dhunshëm janë pjesë e tifozerisë.

“Ne jemi duke punuar në sigurinë maksimale nga aeroporti, rrugët, autobusët, metrot për të ndaluar çdo llojë skeme të dhunshme. Ne kemi bërë organizimet më të mira të mundshme që të evitojmë situata të pakëndshme, për të krijuar ambient futbolli, e jo dhune” ka thënë zyrtari madrilen.

Temat: