11:59 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo ”tradhëton” Messin, nuk shkon në Bernabeu

Lionel Messi do të jetë i pranishëm në Bernabeu për finalen e Copa Libertadores, por Cristiano ka vendosur të mos e pranojë ftesën e RFEF.

Burime të afërta me Cristianon i kanë treguar AS se portugezi, i cili u largua nga Real Madridi drejt Juventusit në verë, e ka refuzuar ftesën e Federatës së Futbollit të Spanjës.

”Është ende herët për të që rikthehet në Bernabeu”, shpjegon burimi i përafërt me CR7, transmeton IndeksOnline.

”Megjithatë, raportet e tij me klubin janë afektuar paksa pas largimit të tij në Juventusd”.

Ndërsa, më herët, RFEF ka thënë për AS: ”Prezenca e Cristianos dhe Messit do të ishte mesazh i mrekullueshëm për futbollin”.

”Gjithashtu, kjo do t’i vendoste të dy lojtarët, aty ku ata e meritojnë të jenë”./IndeksOnline/