17:03 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi, finalja, River – Boca do të zhvillohet në këtë stadium dhe në këtë datë

Finalja e Copa Libertadores ka qenë njëra prej ndeshjeve më të përmendura kohëve të fundit.

Ndeshja e kthimit në ”El Monumental” është anuluar për shkak të sigurisë së ulët.

Derisa futbollistët e Bocas për këtë ndeshje ishin duke u futur në stadiumin e lartëcekur, ata u sulmuan me gurë, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani përfundimisht është marrë vendimi se ku do të zhvillohet ndeshja në fjalë.

Ndeshja do të zhvillohet në Bernabeu më 9 dhjetor – pasi tashmë është arritur marrëveshje.

Kjo finale do të zhvillohet me fillim nga ora, 20:30 (sipas kohës lokale në Evropë)./IndeksOnline/

Temat: