17:05 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Magani flet për barazimin kundër Llapit, fajëson gjyqtarin

Trajneri i Trepça ’89, Gugash Magani ka komentuar ndeshjen, ku skuadra e tij barazoi në shtëpi kundër Llapit me rezultat 1-1.

Ai ka thënë se kanë humbur dy pikë të rëndësishme në këtë ndeshje pasi që skuadra e tij meritonte fitore.

Ai gjithashtu ka fajësuar gjyqtarin për kartonin e kuq kundrejt Gucev në fund të pjesës së parë.

“Kemi humbur dy pikë të vlefshme, kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani”, ka thënë Magani.

“Ne kemi bërë shumë gabime gjatë rrugës, edhe fati është pjesë e lojës”.

“Kampionati është ende i gjatë, ne nuk dorëzohemi ne do të vazhdojmë deri në përfundim”.

“Kartoni i kuq na prishi planet, gjyqtari gaboi me ndëshkimin më të kuq të Gucev”. /IndeksOnline/