12:07 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ky trajner do të drejtoj Trepçën ’89 pas largimit të Maganit

Magush Magani u largua nga drejtimi i Trepça ’89 pas humbjes kundër Prishtinës në stadiumin Fadil Vokrri.

Trajneri nga Shqipëria la stolin e skuadrës mitrovicase më pak se një vit pasi u emërua në atë pozitë, shkruan indeksonline.

Deri në përfundim të edicionit vjeshtor, Trepça ’89 do të drejtohet nga asistenti Sabit Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës Abedin Zeka.

Pas 13 ndeshjesh, Trepça ’89 është në pozitën e nëntë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/