Magbule Shkodra emërohet nënkryetare e AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga kryetari Ramush Haradinaj, nga sot vendos që krahë të djathtë i tij, të jetë edhe zëvendësministrja e MZHR-së, Magbule Shkodra, duke u emëruar kështu, nënkryetare të partisë.
Shkodra njëherit është edhe femra më e votuar në zgjedhjet e fundit të Këshillit Drejtues të Aleancës.
“Duke marrë parasysh se Shkodra si një intelektuale, me një bagazh të madh të shkollimit dhe të punës, me aftësi të jashtëzakonshme profesionale, dita e ditës po e dëshmon që pozitat udhëheqëse janë për gratë e fuqishme si ajo, të përgatitura profesionalisht dhe intelektualist”, thanë zyrtarët e AAK-së në Kuvendin zgjedhor./Indeksonline/