18:54 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Magjia” e pavarësisë, Thaçi shtrëngon duart me Kurtin e Osmanin

Në katedralen ‘Nënë Tereza’ është mbajtur një pritje shtetërore e organizuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë pritje kishte të ftuar shumë fytyra publike si deputetë, ambasadorë e humanistë, transmeton Indeksonline.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pas fjalimit që pati, presidenti i vendit shkoi dhe iu foli dy rivalëve të tij politikë./Indeksonline/