20:16 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Magjia që po përçohet nga fotografitë e vajzave të showbizit!

Është e lehtë të bëhesh fotograf, të duhen pajisje dhe arrin të punosh, por jo gjithçka del aq e bukur sa arrin ta realizojë çdo fotosesion Endrit Mertiri.

Edhe pse i ri në moshë, fotografi shpesh herë ka realizuar fotografitë më të përfolura tek shqiptarët, në shumë vende të botës.

Kemi parë në media të shumta kur në showbiz flitet për Oriola Marashin, Aurela Hoxhën, Almeda Abazi, Luana Vjollca,Dorina Gegiçin, Beatrix Ramosaj e Anxhelinën, por prapa fotografive të tyre më të bukura fshihet gjithnjë Endriti, transmeton Indeksonline.

Së fundi Endriti ka qëndruar në Paris bashkë me Oriolën dhe Beatrixin, duke realizuar fotosesione të mahnitshme.

Për t’u mahnitur edhe më shumë fotografitë mund t’i shihni më poshtë. Puna e Endritit jo vetëm që i bën vajzat të duken më bukur, por bën që çdokush të ëndërrojë një fotografi nga ai./Indeksonline/