10:24 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mahrez bëhet bashkë me shokët? (Foto)

Ryad Mahrez është një prej futbollistëve me të përfolur gjatë afatit të transferimeve.

Po kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane, por algjeriani i qëndron besnik klubit të Leicester City, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë mini-afati i janarit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Mahrezit.

Sipas mediave britanike, Mahrez mund të “bëhet” bashkë me Drinkwater dhe Ngolo Kanten te skuadra e Chelseat.

Me dy shokët që shkroi histori në sezonin 2015/16 duke fituar për herë të parë në histori titullin e Premierligës.

Mahrez u transferua në Leicester gjatë vitit 2014. Nga ky vit, 26-vjeçari ka shënuar 35 gola dhe ka bërë afro 145 paraqitje./IndeksOnline/