13:16 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mahrez zbulon reagimin e lojtarëve të Cityt pas fitores së Liverpoolit

Manchester City e dinte që Liverpool kishte një hendek prej 12 pikësh në krye para se të dilte për t’u përballur me Chelsea.

Dhe karakteri që ata treguan duke përmbysur rezultatin ndaj skuadrës së shkëlqyer të Frank Lampard ishte edhe më mbresëlënëse.

Riyad Mahrez shënoi golin e fitores për Manchester Cityn, dhe më pas zbuloi se lojtarët e Cityt i kishin kontrolluar rezultatin e liderit të Premierligës – dhe shtoi se nuk ndryshoi asgjë.

“Ne e dinim që ata kishin fituar, por ne jemi të ndërtuar për të fituar çdo ndeshje”, tha Mahrez, i cili shënoi një gol të shkëlqyeshëm individual për të siguruar tre pikët.

“Nëse ata fitojnë ose humbasin, ne përpiqemi të fitojmë. Është mentaliteti ynë. Duhet të fitojmë gjithsesi” – u shpreh algjeriani./Indeksonline/