11:11 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi takohet me drejtorin e Valës, diskutojnë për bashkëpunim

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka janë takuar me drejtorin e Valas, Agron Mustafa për të diskutuar për mundësi bashkëpunimi për Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokjo.

Vala ka qenë sponsor gjeneral i Federatës së Xhudos gjatë suksesit të madh në Lojërat Olimpike në Rio, ku Majlinda fitoi Medaljen e Artë.

Kosova pritet të përsërisë suksesin e arritur dy vite më parë në Olimpiadën e radhës në Tokjo të Japonisë. /IndeksOnline/