19:47 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Makina shpërthen në flakë në qendër të Tiranës

Një makinë tip BMW ka shpërthyer në flakë pasditen e së enjtes në Tiranë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim” me Unazën. Burime në vendin e ngjarjes thanë se automjeti ka shpërthyer për shkak të një defekti, por çështja është ende duke u hetuar.

Të njëjtat burime thanë se nuk pati persona të lënduar, por ishin të shumtë ata banorë të zonës u frikësuan nga kjo ngjarje e pazakontë. Rruga qëndroi e bllokuar për një kohë të gjatë derisa mbërriti zjarrfikësja.

 

KLIKO KETU VIDEO