75 Mall Live Search
19:31 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Makinat SUV, shkaktar kryesor i vdekjeve të këmbësorëve në Amerikë

Obsesioni në ngritje i njerëzve ndaj makinave SUV duket që ka një pasojë mjaft serioze në SHBA.

Një hetim i gjerë nga Detroit Free Press dhe USA Today, ka zbuluar se popullariteti në i rritje i makinave SUV është njëri nga “shkaktarët kryesor” në një rritje tronditëse prej 46 % të vdekjeve të këmbësorëve. Kishte gati 7000 viktima të këmbësorëve vetëm në vitin 2016, vë në dukje ky raport.

Por pse makinat SUV në vecanti? E gjitha ka të bëj me formën e tyre: ato janë të larta dhe me pjesën frontale të rrafshuar, që ndikon në një kontakt vdekjeprurës me gjoksin ose kokën e dikujt, transmeton IndeksOnline.

Sipas një raporti të Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të vitit 2015 (NHTSA), këmbësorët janë dy deri në tre herë “më shumë të ngjarë t’a vuajnë fatalitetin kur goditen nga një SUV ose kamionçinë se kur goditen nga një makinë pasagjerësh”.

Pas analizimit të të dhënave federale, Detroit Free Press dhe USA Today konkluduan se ka pasur një rritje prej 69 për qind në përfshirjen e makinave SUV kur bëhej fjalë për viktimat e këmbësorëve nga 2009 në 2016, duke vënë në dukje gjithashtu se raporti që përfshin SUV-të ishte rritur çdo vit. /IndeksOnline/