23:33 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Makineria” e PSG-së thyen  të gjitha rekordet (Foto)

PSG po kalon një sezon fantastikë si në Ligue 1 poashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Emery është e para në Ligë me vetëm dy barazime dhe gjithashtu e para në Ligën e Kampionëve me të gjitha fitore, shkruan indeksonline.

Parisienët kanë  shënuar 43 gola në ligë dhe kanë pranuar vetëm nëntë, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë shënuar 24 dhe kanë pranuar vetëm një.

Nëse i llogarisim edhe dy gola të shënuar në superkup, nga 19 ndeshje PSG ka shënuar 69 gola në vetëm tre muaj nga fillimi i sezonit.

E vetmja skuadër këtë sezon që nuk ka pësuar gola PSG ka qenë Saint Etiene. /IndeksOnline/