19:05 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Malcom mungon 10 deri në 15 ditë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të jetë pa shërbimet e brazilianit, Malcom për dy javët e ardhshme.

Skuadra katalunase ka lansuar një njoftim sot duke konfirmuar se lojtari ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës së djathtë dhe do të mungojë 10 deri në 15 ditë.

Lëndimi e detyroi ish-anëtarin e Bordeaux që të largohej nga loja në minutat e fundit të ndeshjes së djeshme me Leonesa, transmeton IndeksOnline.

Ai pritet të mungojë në dy ndeshjet e La Ligas ndaj Espanyol dhe Levantes, si dhe në takimin e Champions Leagues ndaj Tottenhamit.

Mbetet të shihet nëse ai do të luajë në ndeshjen e fundit të këtij viti, më 22 dhjetor ndaj Celta Vigos në ”Camp Nou”, pasi e gjithë kjo varet nga rikuperimi i tij.

Malcom pësoi lëndim pasi në këtë ndeshje shënoi një gol duke kontribuar në fitoren e Barcelonës./IndeksOnline/