18:58 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Maliqi: Debatet për shkëmbim territoresh – vetëm pasi Serbia ta pranojë shtetin e Kosovës

Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se diskutimi për shkëmbimin e territoreve me Serbinë mund të bëhet vetëm me një kusht.

“Shkëmbimi i territoreve është i mundur vetëm me kushtin që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Dy shtete sovrane mund të merren vesh. Nuk është zgjidhje e lehtë, mirëpo mund të bëhet”.

Si opsionin e vetëm të dukshëm për Kosovën drejt rrugës europiane, ai e sheh “përfundimin e dialogut me Serbinë në mënyrë paqësore”.

Përderisa diskutoi mbi idenë e bashkimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Maliqi tha se problematike mund të jetë çështja e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Shqiptarët në Maqedoni mund të kenë dëshirë të bashkohen, mirëpo Maqedonia është një kryqëzim i interesave të të gjithë fqinjëve”.