75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Maliqi: Kur një parti si Vetëvendosje rritet gjithmonë ka përplasje!

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi ka thënë se në rastet kur një parti rritet si Lëvizja Vetëvendosje ka përçarje.

“Natyrisht se sidomos në fazat konstituive edhe kur një parti rritet gjithmonë ka përplasje”, ka thënë Maliqi në emisionin Zona B.

“Me Vetëvendosjen kjo gjë ka ndodhur pak si befasisht pasi që ka qenë një lloj diversioni i brendshëm dhe ka dalë për shkak të një lapsusi” u shpreh ai.

“Dikush nuk besoj që ka depërtuar dhe e ka spiunuar por dikush nga brenda e ka shfrytëzuar këtë rast për të nxjerrë një sherr të brendshëm”, pohoi Maliqi.

Maliqi ka theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur tensione edhe më parë por që ata janë munduar t’i mbulojnë.

“Ka pasur edhe më parë dorëheqje si ajo p.sh e Dardan Molliqaj, Ylli Hoxhës”, tha ai.

“Edhe pse në publik nuk kanë treguar për mospajtimet e tyre se nuk i kanë ato qëndrime dhe që nuk kanë mundur të pajtohen me disa gjëra, këto kanë mundur të hetohen si një ajër”, përfundojë Maliqi.