17:15 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / MSH

Maliqi pas vrasjes së 35 vjeçares: Zoti i udhëzoftë disa vjehrri që shkaktojnë konflikte te çiftet e reja

Hoxha i njohur Labinot Maliqi ka reaguar pas vrasjes së fundit që mori jetën e një gruaje 35 vjeçare.

Ai thotë se shpreson që ky rast “t’ua hapë sytë edhe vjehrrive, edhe djemve e vajzave që duanë të martohen, apo veçse janë në prag të saj.

“Zoti i udhëzoftë disa vjehrri (të djalit e të qikës), të cilët janë nxitësit dhe shkaktarët kryesor për konfliktet e shkaktuara tek çiftet e reja. Shpresoj që vrasja e fundit t’ua hap sytë edhe vjehrrive, edhe djemve e vajzave që duanë të martohen, apo veqse janë në prag të saj. Në disa raste, jo vetëm e preferuar, por është edhe obligim që bashkëshortët e rinjë ta ndërtojnë folenë e tyre të pavarur nga të tjerët” ka shkruar Maliqi në Facebook.

Ditën e djeshme, një 35 vjeçare mbeti e vrarë nga të shtënat me armë nga bashkëshorti i saj.

Rasti ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

E ndjera pritej të lindte sot ose nesër.