Malisheva fiton ndeshjen e mbijetesës kundër Drenicës

Skuadra e Malishevës ka mposhtur Drenicën në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës.
Rezultati perfundimtar i ndeshjes ishte 3-1, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 12-të me golin e Ronald Sobowales.
Armend Abazi barazoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa katër minuta më vonë, Drilon Hazrollaj riktheu epërsin e vendaseve duke shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë.
Golin e tretë i cili i dha fitoren Malishevës e shënoi Behar Maliqi në minutën e 60-të.
Me këtë fitore skuadra e Malishevës është larguar nga zona e rrezikshme, duke u renditur në vendin e 7-të me 24 pikë, ndërsa Drenica zbret në pozitën e fundit me 20 pikë./IndeksOnline/