10:39 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Malishevë, gjendet mjet i dyshuar shpërthyes

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë njoftimin se në fshatin Shkozë të Malishevës është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Rastin në polici e ka lajmëruar një banor i fshatit, ndërkaq njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it dhe EOD-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente./Indeksonline/