09:17 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Mallorca uron “piratin”, Vedat Muriqi feston ditëlindjen e 30-të

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Skuadra e Mallorcas përmes rrjeteve sociale ka uruar futbollistin kosovar me nofkën tashmë të njohur “pirati”, shkruan Indeksonline

Përveç klubit spanjoll, Muriqin e ka uruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline