17:21 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Maloku, Dakës: Çfarë u nevojiten 116 mijë euro shtesë, s’janë zgjedhje të Hong Kongut!

Profesori universitar, Fadil Maloku i ka reaguar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi i quajti ofenduese.

Sipas sociologut, ka kaluar koha e dikurshme kur zhvatej buxheti i Republikës, shkruan Indeksoline

“Hallall ministrit Besnik Bislimi! E mori Valdete Daka, 116.000 euro (veç) honorare, zgjedhjet s’i kushtojnë as Hong Kongut, e lëre më një komune si Podujeva!? Kaluan ato kohëra të beleshit…! Këndellu”, ka shkruar ai.

Image result for zgjedhejt

Ndryshe, KQZ-së as ditën e sotme nuk i është alokuar buxheti për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës. Ndërsa, Qeveria dje mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare këtij institucioni, por pa mëditje.

Valdete Daka u shpreh e ashpër me deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se ato janë ofenduese. Kryesuesja e KQZ-së tha se të krahasohet institucioni i tyre me zhvatës dhe kriminelë që e zhvatin buxhetin e shtetit nuk është në rregull.

“Deklaratat e ministrit të Financave kanë qenë ofenduese. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm pavarësisht a organizohen në një komunë apo në tërë Kosovën. Angazhimi i punëtorëve dhe stafin kërkon angazhim edhe jashtë orarit të punës. Sipas ligji t për punë çdo angazhim jashtë orarit të punës paguhet. Nuk është në rregull që të ofendohemi derisa punojmë. Të krahasohemi me zhvatës me kriminelë që e zhvatin buxhetin e shtetit nuk është në rregull”, tha ajo. /Indeksonline/