12:00 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Maloku: S’do të ketë kurrë shtet të Kosovës, derisa kushtëzohet nga Lista Serbe

Sociologu njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku ka thënë se derisa të varem nga Lista Serbe, kurrë nuk do të kemi shtet.

Ai ka renditur tri kushtëzime që Lista Serbe po i bën Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Nuk do të ketë kurrë Shtet të Kosovës, derisa kushtëzohet nga Lista “Srpska” (alias; Vuçiqit!). 1. Kushtëzime të Beogradit e Brukselit ndaj Prishtinës; Kushtëzime të qeverisë ndaj opozitës; Kushtëzime të opozitës ndaj qeverisë; Kushtëzime të qeverisë ndaj medieve; Kushtëzime të opozitës ndaj shoqërisë civile; Kushtëzime të Kuvendit, ndaj deputetëve; 2. Kushtëzime e varësi totale të Lista “Srpska”, ndaj demarkacionit; Por, askund nuk ka pas, nuk ka dhe nuk ka gjasa të ketë KUSHTËZIME të gjitha këtyre institucioneve subjekteve, medieve, apo të shoqërisë civile as ndaj SERBISË, e as ndaj BRUKSELIT?! 3.  Si është e mundur të ndodhë kjo, në Kosovën e “lirë, sovrane e demokratike”?! Si? Le të ma thotë dikush! Zemra të plas me këto kushtëzime, rrena e mashtrime publike…”, ka thënë Maloku. /Indeksonline/

 

Temat: