19:59 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Korigjimi”, taksat dhe arrestimet s’i shkojnë përshtati Kosovës, po veç Serbisë

1. Nëse, qëndrimi vendimarrēs (taksa mbrojtëse 100% dhe arrestimet e qytetarëve serb të dyshuar për implikime në atentatin ndaj liderit Oliver Ivanoviç) ka pretendime të hyj në funksion të krijimit tē ndonjē pqreteksti djallēzor për ta tensionuar gjendjen në Kosovë, e me këtë edhe krijimin e pretekstit tjetër artificial për ta “agumentuar” nevojën e vazhdimit tē odisejadēs sē Projektit tē “korigjimit”, atëherë, shihet sheshazi se; Thaçi, e ka ndërmend ta qoj deri në fund idenë dhe nisur me Vuçiqin dhe Ramën (e tē financuar dhe projektuar nga “ekspertiza” sorosiane).

2. Por, nëse këto dy veprime të ekzekutuara nga qeveria aktuale dhe prokuroria e shtetit, kanë pasur qëllim dhe imperativ ekskluzivitetin e çështjes së ngritjes sē rejtingut të koalicionit qeverisēs, atëherē, veprimet e tilla shumē shpejt do shndrrohen në njē mashtrim të radhēs.

3. Dimensioni tjetër i këtyre veprimeve, mund tē këndëvështrohet edhe nga aspekti i krijimit të atmosferës së brishtë në sferën e sigurisē dhe stabilitetit (lexo; destabilizimit të kontrolluar!)të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Qēllim dhe imperativ, me siguri i forcave destruktive rajonale, kontinentale, e por pse jo edhe atyre globale…Kështu që ngjarjet e fundit duhet shikuar nga shumë këndëvështrime, dhe me një gjakftohtësi racionale, nëse natyrisht dojmë ta kemi një tabllo më reale. Fatkeqësia e gjitha këtyre “skenarëve” hipotetik, qëndron vetëm në alibinë e asaj; se çka përfiton Kosova, e jo individët, apo partitë politike. Sepse, asgjë nuk ështe e rastësishme në këto zhvillime e procese

Temat: