09:35 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Maluma ndalon performancën dhe vrapon puth të dashurën e tij

Maluma ka habitur të pranishmit dhe shikuesit e Billboard Latin Music Awards 2022.

Këngëtari kolumbian u bë romantik gjatë performancës së tij.

Në një moment kur po interpretonte tekstin, ai u largua nga skena për t’i dhënë një puthje të ëmbël të dashurës së tij, Susana Gomez.

Momenti shkaktoi shumë brohoritje dhe duartrokitje.