15:11 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Mamer Dogani, personazhi i “Kushtetutës së Kaçanikut”

Nga Agim Muhaxheri

Ky me kamerë në dorë është kaçanikasi Mamer Dogani (1964), i cili para 32 vitesh, në Kaçanik, incizoi seancën solemne të shpalljes së republikës së Kosovës, kushtetutës së parë të vendit tonë – e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

Akti më i lartë juridiko – politik është shpallur në amfiteatrin e vogël të pallatit të kulturës, më 7 shtator 1990, pas orës 8 të mbrëmjes.

May be an image of 3 people

Shpallja e Kushtetutës, ditën e premte, ditën e pazarit në Kaçanik.

Personazhet – kaçanikasit, kryetari i Kuvendit – Ilaz Ramajli, ndërsa organizatori kryesor i dasmës së madhe – Hebib Shehu, veprimtar i njohur i kësaj ane…

Kapaku i kësaj pune – Mameri, i cili i tregoi botës se ka ndodhur diçka e madhe…

Mameri është djali i agës Bub, tregtarit të njohur kaçanikas, esnafit të çarshisë.

May be an image of 1 person and text

Rron në Suedi që nga viti 1991.

– Edhe unë, si 26 vjeçar, e qita një guri në kalanë, themelin e shtetësisë sonë. Rolin tim si kameraman ma ka caktuar Hebib Shehu. Agës Bib i kam thënë: Ti po më nderon me këtë punë…

Mameri e ruan kasetën dhe kamerën me të cilën bëri historinë…

Ti je gazetari i parë që më pyet për këtë punë, të tjerët nuk u morën me mua…

Ndoshta, puna ime për ta ka qenë “cikërrimë”, tha ai.

No photo description available.
Agim Muhaxheri