12:28 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Man.City fiton konkurencën për yllin e Valencias Ferran Torres!

Ferran Torres mund të quhet një lojtar i Manchester City-t.

Citizens kanë arritur të mposhtin konkurrencën e Juventusit dhe Borussias së Dortmundit duke siguruar kështu kartonin e yllit të Valencias.

Me dhënien e “ok” nga KAS për zhvillimin e merkatos, klubi anglez përshpejtoi tratativat me spanjollët duke e mbyllur menjëherë marrëveshjen për 25 milionë euro plus 12 milionë Euro bonuse, të cilat do të kalojnë në arkat e klubit nga “Mestalla”.

20-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me Valencian, por kishte lajmëruar klubin se nuk donte të rinovonte.

Ferran Torres transferohet në Etihad Stadium me kërkesën direkte të trajnerit Guardiola, lojtari do të firmosë për 5 vjet.