10:39 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Man United largohet nga këshilli i strategjisë profesionale të UEFA-s

Skuadra e Manchester Untied është larguar nga Këshilli i Strategjisë Profesionale të UEFA-s, kjo pasi ata vendosën t’i bashkohen 12 skuadrave për themelimin e Superligës Evropiane.

Bashkë me United janë edhe skuadrat si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur, shkruan IndeksOnline

Formimi i Superligës vjen në një kohë kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në ekonominë e futbollit Evropian.