12:09 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Man. Unitedi vendos shitjen e Pogbas, Solskjaeri e miraton vendimin

Manchester Unitedi e ka vendosur përfundimisht shitjen e Paul Pogbas. Bordi i skuadrës ka diskutuar çështjen Pogba dhe të gjithë janë pajtuar që është e domosdoshme shitja e francezit.

Këtë e ka miratuar edhe Solskjaeri. Fakti që Pogba është 1 vit e gjysmë larg nga skadimi i kontratës, ka detyruar skuadrën që të nxjerrë në shitje për të përfituar para të majme nga shitja e tij.

Me paratë e tij, skuadra do të investojë në blerjen e dy mesfushorëve cilësorë.

Madje, Unitedi është i gatshëm të pranojë oferta që në janar. James Madissoni po shihet si zëvëndësuesi ideal i tij./Indeksonline/