10:44 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Manchester Unitedi s’po ndalet, transferimi i dytë do të jetë Varane?

Manchester United pritet që gjatë aftit veror të bëjë disa ‘goditje’ të mëdha – madje një nga ta është afër finalizimit. Është ai i Jadon Sanchos, që tashmë po pritet vetëm zyrtarizimi.

Por, ashtu siç raporton ESPN, ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, shkruan IndeksOnline

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Varane shihet si transferimi ideal.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë klubi i Real Madrid pritet të përfitoj 50 milionë euro nga shitja e mbrojtësit francez.

Varane po heziton të firmos kontratë të re me Real Madrid dhe pas largimit të kapitenit, Sergio Ramos ai nuk është shprehur i lumtur dhe po kërkon largim nga ‘Santiago Bernabeu’.

Përveç Manchester Unitedit, në tavolinën e Varanes ka oferta edhe nga skuadra tjera, përfshi: PSG-n, Chelsea dhe Interin./IndeksOnline/